Është publikuar foto e Pëllumb Metës, i cili mbeti i vrarë nga vajza e tij në zonën e Shënavlashit në Durrës.
Banesa e familjes Meta është rrethuar nga hetues të policisë dhe prokurorisë që po bëjnë të gjitha hetimet në lidhje me vrasjen, pasi ka dyshime se vajza 19-vjeçare është ndihmuar nga persona të tjerë në kryerjen e krimit të rëndë.
Sipas policisë është e pamundur që 19-vjeçarja të ketë vepruar e vetme në mbulimin e trupit të babait të saj, dhe fshehjes më pas në kasollën e lopës.
Autorja e vrasjes ka qenë studente e vitit të parë për Ekonomik në Tiranë, ndërkohë që babai i saj Pëllumb Meta punonte si roje, në një parking makinash, pranë zonës ku jetonte familja. Sipas dëshmive të para nga të afërm të familjes, viktima ka qenë një person autoritar dhe askush në familje nuk guxonte që ta kundërshtonte.