Indrit Tuci protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol ndaj Galatasarayt, në ndeshjen e vlefshme për Europa League. 23-vjeçari shqiptar, i ardhur te skuadra e Spartës së Pragës në merkaton e dimrit, ka gjetur golin e parë me fanellën e skuadrës çeke. Tuci u aktivizua në minutën e 66-të në vend të Olatunjit, për të lënë gjurmë vetëm tetë minuta më pas.
Trajneri danez, Brian Priske e vlerëson në maksimum lojtarin kuqezi, me këtë të fundit që mund të fitojë më shumë minuta, në varësi të përshtatjes me mjedisin e ri në epet ARENA (Prague).Ndërkohë që mesfushori tjetër i Spartës, Qazim Laçit luajti titullar.