Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit.
Raportohet se një sasi lëndë plasëse i është vendosur një automjeti tip ‘Audi’ i parkuar në parkingun e një supermarketi pranë ‘Teatrit Migjeni’ në Shkodër rreth orës 4:20 minuta.
Si pasojë e shpërthimit të fortë, automjete është dëmtuar pothuajse plotësisht.
Nuk dihen akoma shkaqet e këtij shpërthimi, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po bën ekspertizën.