Vidhet një pikë këmbimi valutor në Kombinat, autori kërcënon me pistoletë lodër. Policia: 5000 euro kush jep informacion

0
91

Një pikë këmbimi valutor në Kombinat ka rënë pre e një grabitje mbrëmjen e kësaj të enjte (22 shkurt).

Polica bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 20:10, ku autori, i maskuar, dyshohet se ka mundur të vjedhë një shumë të konsiderueshëm parash, nën kërcënimin e një pistolete lodër.

Autori nuk është identifikuar ende, teksa policia ka vendosur 5000 euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.