Një punëtor është gjetur i pajetë brenda një objekti në ndërtim në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës. Personi i moshës rreth 40-vjeç është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës. Aty ai do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore.
Ende nuk dihet nëse ka ndodhur një aksident në punë, apo punëtori të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe të tjera. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton ngjarjen.