BallinaAktualitetFOTOT/ Pamjet e bazës ajrore të NATOS-s në Kuçovë, e gatshme për...

FOTOT/ Pamjet e bazës ajrore të NATOS-s në Kuçovë, e gatshme për stërvitjen e trupës së forcës ajrore

spot_img
spot_img

Kështu duket baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë, që do të inaugurohet me 4 Mars. Pak ditë para nisjes së funksionit, Ministria e Mbrojtjes njofton se punimet janë drejt përfundimit.

Ferdinand Dimo, Gjeneral brigade, Komandant i Forcës Ajrore: Jemi në përfundim të implementimit të 3 projekteve të rëndësishme siç është sistemi i rrethimit dhe i sigurisë, po ashtu edhe i mbrojtjes perimetrale të bazës. Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare.

Kjo hapësirë do të shërbejë për stërvitjen e trupave të NATO-s.

Ferdinand Dimo: Por jo vetëm kaq, trupat e NATO-s dhe mjetet fluturuese të NATO-s mund të akomodohen, të stërviten dhe të fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës, që tashmë është një bazë ajrore taktike e NATO-s.

Baza taktike e NATO-s në Kuçovë pritet të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik të Qarkut të Beratit.

Ferdinand Dimo: Ndërtimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë ka një impakt të jashtëzakonshëm zhvillimor në komunitet dhe në të gjithë hapësirën e qarkut të Beratit.

Lajmi i inaugurimit të bazës ajrore të NATO-s u dha më herët nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në vizitën zyrtare të tij në Tiranë gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Ky investim flet për rëndësinë gjeostrategjike që NATO i jep Shqipërisë, si pjesë e angazhimeve të Aleancës për stabilitetin e rajonit të Ballkanit i rrezikuar ndjeshëm nga influenca ruse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular