Ernest Muçi shënoi golin e parë me Besiktasin. Sulmuesi i talentuar shqiptar u transferua në Stamboll në ditën e fundit të merkatos dimërore, teksa vetëm pak kohë i mjaftuan që të shndërrohej në protagonist te skuadra turke.
22-vjeçari, i cili u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, realizoi një gol shumë të bukur në suksesin 0-2 të Besiktasit përballë Istanbulsporit.
Muçi u vlerësua me notën 8.2 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, duke rezultuar kështu, lojtari me notën më të lartë.
Nga 47 pasime në total 41 ishin të sakta për talentin shqiptar që regjistroi edhe 3 topa të gjatë të saktë si dhe 4 pasime kyçe.