BallinaKryesore“SPAK s’mund të tronditet”, Açka: Amnistia penale mos të prekë reformën në...

“SPAK s’mund të tronditet”, Açka: Amnistia penale mos të prekë reformën në drejtësi, mos të dhunohen…

Deputetja Flutura Açka, e ftuar në rubrikën Opinion në News24, duke folur për ligjin e amnistisë penale, deklaroi se kjo amnisti nuk duhet të prekë aspak reformën në drejtësi. Açka theksoi se amnistia penale nuk duhet që të amnistojë vepra penale, që hetohen nga GJKKO-ja. Ajo shtoi se SPAK sot po dhunohet nga ligji për amnistinë penale.

PS po përpiqet të peshkojë vota për amnistinë penale. Amnistia mos të prekë reformën në drejtësi. Amnistia duhet të vijë me konsensus të plotë. Kjo nënkupton se reforma në drejtësi ka probleme me aplikimin e saj. Tërheqja e amnistisë ndodhi nga prapaskenat e ‘peshkimit’ të deputetëve. Nëse maxhoranca ka nisur të peshkojë, shumë mirë të vijojë. Nëse ka deputetë që shesin dinjitetin e tyre për të bërë votat me maxhorancën, le ta bëjë. Ne jemi pro amnistisë penale, por me kushte. Kushtet tona janë që të amnistohen protestuesit dhe të mos ketë asnjë ulje për të dënuarit nga GJKKO. Po amnistojmë dosjet në duart e SPAK, atëherë çfarë kuptimi ka që bëmë reformën në drejtësi? Nuk mund të tronditet SPAK-u. Ne jemi kundër dhunimit të institucioneve të reja të drejtësisë. PD zyrtare do të bëjë transparente votat e saj. Në parlament u votua një ligj i rrezikshëm, si ai i ligjit për zonat e mbrojtura”, tha Açka.

Flutura Açka nënvizoi se është e zhgënjyer nga Gazment Bardhi. Ajo deklaroi se dikush është interesuar që të mjegullojë situatën në Partinë Demokratike.

“Unë jam zhgënjyer nga Gazment Bardhi. Unë nuk e di se çfarë projekti ka pasur, ndoshta ka dështuar me projektin e tij. Në rast se Bardhi ka një ide më të mirë, mund të shkoja dhe në grupin e tij. Projekti i Lulzim Bashës për PD për mua është më i besueshëm. Nuk mund të thuash se ne jemi PD, sepse ne jemi shumica. Kjo është e pandershme dhe e padrejtë. Dikush është i interesuar ta mbajë të mjegullt situatën në Partinë Demokratike. Nëse Lulzim Basha humbet sërish, është e drejta e tij të japë dorëheqjen ose jo”, deklaroi Açka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular