Cristiano Ronaldo ngjalli zemërim me sjelljen e tij, që është cilësuar e turpshme gjatë një ndeshje. Incidenti është bërë në fund të ndeshjes së skuadrën e tij Al Nasr fituese 3-2 në Ligën Pro Saudite kundër Al Shabab.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Ronaldo shihet duke “folur” me tifozët e Al Shabaab para se të vendosë dorën në vesh për të pretenduar se nuk po dëgjon dhe në fund bën një gjest të turpshëm duke treguar bërë me dorë nga organet gjenitale. Tifozët e Al Shabaab brohoritën “Messi-Messi” ndaj Ronaldos, emri i rivalit të madh të superyllit portugez.
Sipas gazetës Asharq al-Awsat, federata e futbollit të Arabisë Saudite ka nisur një hetim për incidentin, i cili, megjithatë, nuk u kap në transmetimin e drejtpërdrejtë. “Ky është testi më i madh i komisionit disiplinor. Çdo gjë ka një kufi sado i famshëm të jeni. Kështu duhet të funksionojnë ligat kryesore”, ka komentuar prezantuesi Waleed Al Farraj në një postim në X.
Respon Cristiano Ronaldo saat fans lawan meneriakkan nama “Messi”.
Gesture apa itu? Nyuci baju kah? 🤔pic.twitter.com/fkZMbqj1M2
— FaktaBola (@FaktaSepakbola) February 26, 2024