Vëllai i Pëllumb Metës, i cili u vra në 10 shkurt nga tre fëmijët e tij dhe më pas u gropos drejton gishtin nga kunata, duke thënë se ajo është strumbullari i gjithë kësaj ngjarje. Në një intervistë për News24, Ramazan Meta tregon se raportet me të vëllain i ka pasur shumë mirë, por shprehet se asnjë kontakt nuk kishte me kunatën, gruan e Pëllumbit. Ramazani ka treguar edhe bisedën me kunatën, se cfarë ajo i ka thënë kur ai e ka pyetur çfarë po ndodh me Pëllumb Metën, i cili ishte denoncuar në atë kohë si i zhdukur.
Ndërsa i pyetur për historinë e fejesës së vajzës, ai u shpreh se nuk di asgjë për ketë, vetëm e ka dëgjuar nga media.
PJESE NGA INTERVISTA
Cfarë marrëdhënie kishte vëllai me gruan dhe fëmijët?
Ramazan Meta: Unë nuk di gjë farë për atë punë. Por përsa i kam parë nga larg, shumë mirë. Dilnin burrë e grua, fëmijë. Diskutonin si ta bëjmë diçka sa më të mirë për shtëpinë.
Takoheshit me vëllain?
Ramazan Meta: Po, kur takohesha me vëllain, ai më thoshte a u lodhe, si kalove?
Si është e vërteta e fejesës së vajzës dhe pjesa e detyrimit me një djalë që ajo nuk e donte?
Ramazan Meta: Për këtë problem nuk di asnjëgjë. Unë këtë bisedë e kam dëgjuar në media.
Çfarë marrëdhënie keni me kunatën tuaj?
Ramazan Meta: Asnjë marrëdhënie, nuk më ka thënë as mirëmëgjes as mirëmbrema. Unë me vëllain tim kam qenë mirë. Unë nuk ja kam prishur qimen e flokut që kur ka lindur dërsi iku. Kjo është ngjarje tragjike, nuk ka ndodhur as në rruzullin tokësor
Çfarë dyshoni ju dhe ku e vendosni gishtin?
Ramazan Meta: Kjo ngjarje ka rrjedhur nga mendja e saj. Krejt strumbullari i kësaj punë është e shoqja. Shkurt e saktë
Ju keni folur me kunatën, se për fëmijët thatë që ishin shumë të ftohte?
Ramazan Meta: Fëmijët ishin shumë të ftohte në përgjigje. Asaj nje dite ja kam shkelur deren per ta pyetur per vellain si eshte puna. E gjeta ne oborr, miremengjes i thashe! Si është kjo punë? Tha nuk di gjë! I thashë po ka marrë gjë me vete? Vetëm pasaportën tha. Po makina ku eshte. Edhe makina nuk eshte.
Ju duk sikur kishte shqetësim?
Ramazan Meta: Ajo si normal edhe ne ate moment nuk ishte asnjë dyshim sikur kishin bere një krim makabër.
Kush ka qëlluar mbi vëllain tuaj?
Ramazan Meta: Vetëm ajo, e shoqja. Ato veprime makabre vetëm ajo mund ti bëjë, sepse fëmijëve nuk i ka bërë asgjë.
Kishte konflikte me ju nusja e vëllait?
Ramazan Meta: Asnjë konflikt, ajo ashtu i ka brumosur fëmijët. Ajo eshte strumbullari i kesaj.