BallinaKulture"Brenga e Prokurorit" mund të konvertohet në një film të shkëlqyer. E...

“Brenga e Prokurorit” mund të konvertohet në një film të shkëlqyer. E lexova “me një frymë”…!

spot_img
spot_img

Nga Artur Nura
I dashur Prenci Ahmet libri juaj “Brenga e Prokurorit” më tërhoqi fort dhe e lexova, siç thuhet në të tilla raste: “me një frymë”!

Stili yt i të treguarit është mjaft elegant dhe intrigues. Lexuesi që në fillim intuiton vazhdimin dhe fundin e personazheve, sipas meje jetësorë, por për çfarë intuiton mund ta konfirmoj vetëm pasi të ketë lexuar librin deri në fund dhe, ska mundësi tjetër për shkak të narracionit tepër intrigues.

Unë besoj që këtë libër duhet ta lexojnë të gjithë gazetarët e kronikës që të kuptojnë më mirë se pas asaj që nuk duket, nuk ka vetëm statistika dhe vendime të ftohta, por ka dramë, shantazhe, miklime, oferta marramëndëse korrupsioni dhe, jo në pak raste edhe tragjedi të cilat në këtë libër ata vetë, kronikanët, personazhet mund ti kujtojnë kur i kanë raportuar nga vëndet e ngjarjes…

Nuk e di nëse kolegja profesioniste Anila Hoxha e ka lexuar këtë libër e ndan të njëjtin opinion me mua?

Unë besoj që ky libër mund të konvertohet në një film të shkëlqyer i cili do të jetë shumë i sukseshëm, por padyshim edhe me mesazhe domethënëse për shoqërinë tonë me sfida modelesh publike të rëndomta që sipas meje do të sfidoheshin seriozisht me atë narracion kinematografik. Nuk e di nëse profesori i nderuar Ylljet Alicka ndan të njëjtin opinion me mua?

Shumë urime i nderuar Ahmet Prençi dhe “Penë të mbarë”! Bashkohet me mendimin tim edhe gjigandi Erion Kristo ?🇦🇱

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular