Interi i këtij sezoni duket si një makineri perfekte në Serinë A. Zikaltërit e Inzagit likuiduan Atalantën mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-0 në duelin e prapambetur të vlefshëm për javën e 21-të, duke thelluar diferencën në +12 nga ndjekësit e Juventusit.
Dominim absolut i kryesuesve të Serisë A, që iu falë golave të Darmian, Lautaro Martinez, Dimarkos dhe Fratezit.
Vlen të theksohet fakti se titullar në këtë duel u aktivizuan dy shqiptarët Asllani dhe Gjimshiti që qëndruan në fushë gjatë gjithë 90 minutave. Ky ishte suksesi i 22-të në 26 javë për Interin, që në ndeshjen e radhës pret Xhenoan në shtëpi.
FT: INTER-ATALANTA 4-0
Darmian 26′, Lautaro Martinez 45+2′, Dimarko 54′, Fratezi 72′