Policia e Shkodrës ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili ishte në kërkim pasi gjykata e Apelit e ka lënë në burg për kallëzim të rremë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.
Ky shtetas ka kallëzuar që i kishin vjedhur mjetin, ndërkohë që e kishte shitur atë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin në kërkim P. N., 44 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, sepse ka kallëzuar se i kishin vjedhur automjetin, ndërkohë që e kishte shitur atë”, njofton policia.