Një varkë e vogël me emigrantë raportohet të jetë mbytur në Kanalin Anglez, ka thënë një zyrtar i rojës bregdetare franceze, duke refuzuar të komentojë mbi viktimat e mundshme.
Një zëdhënës i qeverisë britanike tha të mërkurën: “Ne mund të konfirmojmë se ka pasur një incident në Kanal që përfshin një varkë të vogël në ujërat franceze”.
“Autoritetet franceze o udhëheqin përgjigjen dhe hetimin”, shtoi zëdhënësi britanik.
Një total prej 290 personash kanë bërë kalimin e rrezikshëm gjatë javës së kaluar, sipas statistikave nga Ministria britanike e Brendshme, duke e çuar numrin e përgjithshëm këtë vit në 2006 persona.