BallinaAktualitetDy prej të plagosurve nga shpërthimi në Lushnjë te “Trauma”, shefi i...

Dy prej të plagosurve nga shpërthimi në Lushnjë te “Trauma”, shefi i urgjencës: Deputeti është futur sërish në sallët, ka plagë në bark

Shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me dy të lënduarit nga shpërthimi në Lushnje të cilët u transportuan në Tiranë, për trajtim më të specializuar, një prej tyre deputeti i PS, Bujar Çela.

Bushi është shprehur se të dy të lënduarit janë në gjendje të stabël.

Sa i përket deputetit, mjeku është shprehur se ndaj tij është kryer një ndërhyrje në Lushnje dhe në momentin që është paraqitur  te “Trauma” është ndërhyrje sërish nga fillimi  dhe tanimë është në sallën e operacionit.

Shefi i Urgjencës shton se Çela ka marrë disa plagë në pjesën e barkut dhe ndërhyrja ndaj tij do të marrë kohë.

Deputeti ka ardhur para një orë. Është intervenuar në spitalin e Lushnjes,  ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Erdhi këtu, ne rihymë sërish dhe sapo e futëm në sallë. Ka disa plagë në pjesën e barkut.

Gjendja është stabël, ndërhyrja ndaj tij do të kërkojë pak kohë” tha ndër të tjera mjeku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular