BallinaKronikeEMRAT/ Plagosja me armë zjarri në Pogradec, arrestohen dy autorët. Çfarë sekuestroi...

EMRAT/ Plagosja me armë zjarri në Pogradec, arrestohen dy autorët. Çfarë sekuestroi policia

spot_img
spot_img

Pasditen e sotme (1 mars), 27-vjeçari Alted Jolldashi u plagos me armë zjarri, pasi u qëllua katër herë nga dy autorët.

Të riun e prekën dy prej plumbave, një në shpatull dhe një në këmbë, ndërsa autorët e ngjarjes u arratisën.

Policia ngriti pika kontrolli  dhe disa orë më vonë ka kapur dhe arrestuar  dy autorët, Deis Meko dhe Kristo  Lotis, e po ashtu ka sekuestruar dy armët tip pistoletë.

I plagosuri ndodhet në spital dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Kapet autori i plagosjes me armë, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Në pranga, të dy personat e përfshirë në konfliktin me armë.

Sekuestrohen dy armët e zjarrit, të përdorura nga autorët e krimit.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e sotme pranë kryqëzimit të Tushemishtit, si dhe falë negociatave të bëra nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec me familjarët e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, u bë e mundur kapja dhe vënia para përgjegjësisë ligjore e tyre. Konkretisht u vunë në pranga shtetasit:

D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, gjatë një konflikti të çastit, me shtetasin A. J., 27 vjeç, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili për pasojë mbeti i plagosur dhe ndodhet për mjekim në spital.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dy armët e zjarrit që dyshohet se u përdorën në konflikt, nga autorët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular