BallinaAktualitetEndri Hasa nxjerr faktet tronditëse për "Trekëndëshin e Bermudës" nga pazaret e...

Endri Hasa nxjerr faktet tronditëse për “Trekëndëshin e Bermudës” nga pazaret e fshehta, kodet mafioze dhe rolin e Bardhit

spot_img
spot_img

Sekretari Ekzekutiv për Burimet Njerëzore dhe Koordinimin Dixhital në Partinë Demorkatike zyrtare, njëherësh anëtar i Kryesisë së PD dhe ish-deputet, Endri Hasa ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në sulme e akuza ndaj “Trekëndëshit të Bermudës” Rama-Meta-Berisha dhe Gazment Bardhit, si dhe ka zbuluar si qëndron e vërteta për “21 janarin”, ku është lakuar emri i tij se ka qenë pjesë e Kryeministrisë dhe ndërkohë ka treguar recetën si rrëzohet qeveria nga pushteti dhe pse platforma e propozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha nxjerr vendin nga kriza.

Gjatë një interviste të gjatë për gazetën “SOT”, zoti Hasa tregon pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin dhe lidhjet me oligarkët. Po ashtu, ai teksa zbardh prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar”, mohon se ka qenë pjesë e Kryeministrisë në 21 janar të vitit 2011. Ndër të tjera, në intervistën për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, ish-deputeti demokrat Hasa tregon detaje nga lufta e madhe që ka plasur për poste tek “Foltorja”, duke nxjerr faktet tronditëse.

-Zoti Hasa, u bënë disa muaj që në Parlament po shohim të njëjtat skena, tensioni e kaosi. Ju si e vlerësoni këtë situatë? Kush mendoni se e ka fajin?

Kaosi dhe tensioni ne seancat e kuvendit dhe ne komisionet parlamentare parlament i krijuar nga disa segmente të opozitës nuk i shërben askujt përveç Edi Ramës. Paralizimi i jetës parlamentare është në dëm të qytetarëve sepse aty nuk behet me politike, aty nuk flitet për hallet e shqiptareve. Kaosi behet nga ata qe jane peng i interesave personale. Është një teatër i pështire qe ka dy pale, njëra pale bene rrëmuje për shkak te luftës imagjinare te non gratave me SHBA dhe nga ana tjetër Edi Rama miraton miliarda Euro buxhet ne 8 minuta. Ndërkohë që Shqipëria po shkon çdo ditë e më shumë në drejtimin e gabuar ata luajnë teatër me njëri-tjetrin. Jeta e shqiptareve përkeqësohet çdo dite, shpenzimet dhe kostot e jetesës janë rritur, nuk ka punë, njerëzit kanë një mije e një probleme dhe në kuvend nuk diskutohet asnjë minute për buxhetin e shtetit, ne kuvend nuk behet me politike. Është e qarte se si është e ndare opozita, është e ndarë në ata që kujdesen vetëm për karriget e tyre dhe në ata që punojnë dita-ditës për popullin. Ndërkohë që këta luajnë teatër të rinjtë po largohen çdo ditë nga vendi sepse nuk shohin më ardhme dhe shpresë. Ne kemi detyrimin të punojmë që t’i rikthejmë atyre shprehën për të jetuar në Shqipëri. Prej muajsh Partia Demokratike po punon çdo ditë në terren me demokratët për të dialoguar me shqiptaret dhe për ndërtuar një të ardhme më të mirë për shqiptarët. Ky është prioriteti ynë, gjithçka tjetër është zhurmë e pavlerë.

-Ndërkohë zoti Basha madje ka shkuar deri atje sa akuzon binomin Rama-Berisha për pazare dhe se sipas tij, kaosi në Kuvend dhe jo vetëm është vepër e tyre. Keni një koment?

Që janë bashkë kjo është e qartë në sytë e shqiptareve sepse ata janë në sinkron të plotë në teatrin e tyre, ndërkohë që njeri nxit kaos nga kati i 8 tjetri kalon ligje në dëm të shqiptarëve pa asnjë minute debat. Ata janë në një tango te përbashkët e cila fillon qe ne 2008 kur i hoqën pushtetin e votës shqiptareve dhe ja dhanë kryetareve. Ata i bëjnë bashkë oligarkët dhe pazaret okulte me kulla dhe leje ndërtimi. Ata i bashkon frika nga fundi i pandëshkueshmërisë qe ka mbajtur peng këtë vend për mbi 30 vite. Shqipëria nuk mund të mbetet më peng i një klike të korruptuar që për interesat e veta kërkon ta mbajë Shqipërinë të robëruar. Shqipëria është një vend me natyre të bekuar nga zoti dhe i ka të gjitha mundësitë për të qenë një vend i zhvilluar me mundësi reale për të gjithë qytetarët e saj. Që kjo të realizohet mjafton që burimet e vendit të vihen në shërbim të qytetarëve dhe jo të një grupi oligarkësh që janë produkt i tangos të korruptuar që i ka marrë frymën vendit. Sot janë në panik sepse kjo kohe po mbaron ndaj janë te gjithë të frikësuar nga ajo çfarë i pret.

-Për t’u ndalur tek Reforma Zgjedhor, Partia Demokratike zyrtare dhe veçanërisht zoti Basha e ka thënë se kjo reformë është prioritet për të dhe kryerja e saj ndoshta do t’i jepte zgjidhje shqetësimeve, të ngritura nga opozita që lidhen me shitblerjen e votës, çështjen e listave të hapura apo të mbyllura, apo dhe vota e diasporës. A po humbet opozita një mundësi për të kryer reformën e qenë pjesë e saj, për shkak të problemeve të brendshme?

Është jetike që shqiptarëve t’u rikthehet besimi tek vota dhe politika si mundësia e vetme për të bërë diçka për te ndryshuar te ardhmen e vendit dhe për këtë Partia Demokratike ka qene thellësisht e angazhuar. Ne kemi qene te vetmit qe kemi depozituar amendamentet për te mundësuar nje reforme zgjedhore reale qe zgjidh problematikat e zgjedhjeve dhe ofron mundësinë për te krijuar baza te vërteta demokracie. Propozimet tona i japin zgjidhje te plote dhe listave te hapura, garancisë se vote, votimit te diasporës ne zbatim te plote te vendimeve te gjykatës kushtetuese. Është pozitive qe puna e komisionit dhe pse online tanimë po ecën përpara dhe e ka tejkaluar fazën e kaosit qe shkaktonin ata qe nuk i duan listat e hapura sepse te vetmen shprese politike te veten e shohin ne gjirin e ‘non-gratave’, sepse votuesit e tyre dhe shqiptaret I kane harruar me kohe. Nuk i duan listat e hapura sepse nuk duan të japin llogari para qytetarëve, ndaj po bëjnë gjithçka për ta bllokuar. Komisioni i Reformës Zgjedhore është vendi për të diskutuar dhe debatuar mbi të gjitha propozimet dhe idetë prandaj nga frika që do te dilnin zbuluar para qytetareve krijuan disa pengesa të panevojshme sepse nuk duan ta thonë drejtpërdrejt qe jane kundër listave te hapura. Ata jane bashke dhe këtë radhe kundër votës se emigranteve sepse Rama dhe Berisha jane tallur gjithnjë me diasporën. Edi Rama mbas 11 vitesh në pushtet dhe me miliona euro të shpenzuara gjoja për diasporën, me ministri fasade me diasporën ende nuk e ka bërë bazën e të dhënave të emigrantëve. Nga kush e kërkon qeveria këtë?! Me vullnet dhe dëshirë politike mund të ishte bere brenda 6 muajsh, por nuk kane dashur ta bëjnë prandaj kane bere lige dhe VKM qe vetëm e komplikojnë jetën e emigranteve. Ndërsa Berisha me ushtaret e tij te verbër nga ana tjetër duan bllokimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore sepse kërkojnë të mbajnë sistemin që bëri ai e bëri me Ramën në 2008. Atë që do Rama, e mbron Berisha sepse tango e tyre nuk ndalon.

-Këto ditë flitet për bashkimin e opozitës të krahut që përfaqësohej në Kuvend nga Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi dhe pjesës që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndërsa Partia Demokratike e zotit Basha shihet si opozita artificiale, apo tradhtare. Sa efektiv do ishte ky bashkim kur një pjesë ngelet jashtë? Kush duhet të jetë bashkë dhe si…

Siç e thashë dhe me pare opozita është e ndarë në ata që kujdesen për karriget e tyre dhe ata që punojnë dita-ditës për popullin. Arsyet e ndarjes së PD-së janë të qarta dhe janë ende aty ku ishin në 9 shtator. Asgjë s’ka ndryshuar në 2 vjet e gjysmë, thjesht disa kameleon të dhe disa skutha të fshehur kanë dalë më në fund në dritë të diellit. Veprimtaria e tyre është nuk bazohet mbi parime por vetëm mbi pazare dhe për përfitime vetjake, sepse të gjithë e kuptojnë qartë që ata vetëm po përpiqen të gjejnë një vend në listat e ardhshme të foltores. E vërteta është se Gazmend Bardhi nuk është pjesë e Partisë Demokratike dhe nuk përfaqëson asgjë në PD, ndaj është i lirë të shkojë te Berisha, Meta apo Rama. Gaz Bardhi më në fund të zyrtarizoi atë që ka bërë prej shumë kohësh, zyrtarizoi atë për të cilën ai dhe mbështetësit e tij kanë punuar në 2 vjet, që ishte që të bënin gjithçka që me përrallat për bashkim partinë t’ia dorëzonin Berishës. Sot me ne fund e pranoi dhe vete qe kishte mbi 1 vit qe punonte kundër PD. Ndarja qe ndodhi është parimore, parimet nuk negociohen dhe nuk bashkimet nuk ndodhin me pazare. Se kush është Partia Demokratike dhe kush është opozita reale po qartësohet çdo dite e me shume për shqiptaret. PD është nje dhe vetëm nje dhe bashkimin e ka me demokratet dhe me shqiptarët e ndershëm. Ne nuk mund te jemi kurrë bashke me ata qe jane mbyllur ne bunkerët anti SHBA dhe anti SPAK.

-Ju si PD keni vija të kuqe, pasi shpesh ju shohim të thoni se mbështetja për SPAK dhe aleanca me SHBA janë të panegociushme? A janë këto mesazh për Sali Berishën të shpallur “non-grata”?

Sot ka Shqipëri sovrane sepse kemi patur mbështetjen e SHBA, sot ka Kosove te lirë e të pavarur sepse kemi patur mbështetjen e SHBA. Aleanca me SHBA dhe partneret tanë perëndimore është detyre patriotike për Shqipërinë dhe shqiptaret, prandaj dhe partia demokratike e ka pjese te statutit bashkëpunimin me SHBA. SPAK është shpresa e vendit për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe tiranisë dhe ka mbështetjen e plote te Partisë Demokratike. Ne kemi kërkuar vetingun ne politike, ne duam nje politike te pastër nga njerëzit dhe për njerëzit. Koha e Sali Berishës dhe kastës se tij ka perënduar dhe mendoj ne nuk duhet te merremi me fare me këtë çështje, prioriteti jone duhet te jete te fokusohemi për te prodhuar alternativen qe do t’i shërbejë shqiptareve.

-Po ashtu një debat është për vulën dhe logon e PD. Kujt i takon ajo sipas jush?

Se kush është PD kjo s’ka dyshime, mjafton ti drejtoheni gjykatës se Tiranes dhe do te merrni përgjigje qe Kryetari PD është Lulzim Basha dhe do te jeni te qarte se kush jane organet legjitime dhe kush jane ata qe duan tymnajat me Zhukra. Është fatkeqësi qe vazhdon te zvarritet kjo çështje. PD ka bërë tre kërkesa pranë Gjykatës së Lartë për zbardhjen e vendimit të datës 27 dhjetor 2022 qe çështja te shkoje ne Gjykatën e Apelit për vendim përfundimtar. Ne duam që zgjidhja gjyqësore e Partisë Demokratike të jetë përfundimtare dhe te mbyllet sa me shpejtë dhe qe askush mos këtë dilema dhe mos ti rikthehemi përsëri kësaj pyetje

-Si i shihni sulmet ndaj SPAK, veçanërisht kur ato artikulohen nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta?

Jane te gjithe bashke, dhe Rama është tmerruar nga SPAK: po bën gjithçka për ta gjunjëzuar. Ata te gjithe kane te njëjtin hall, fundin e pandëshkueshmërisë ku laku po zvogëlohet. U bene bashke dhe tentuan te ndërhyjnë te amnistia qe te falin ata qe dënon SPAK dhe GJKKO. Qe Rama tu thotë “Ju i dënoni, unë i fal”. Duan te falin veten se jane te gjithe te zhytur ne zullum. Po të shikojmë Ramën, një nga një, ministrat i kanë përfunduar në burg, janë nën hetim ose kërkim ndërkombëtar. Të gjithë tashmë drejtojnë gishtin drejt Ramës si kreu i korrupsionit dhe kriminalizimit të politikës shqiptare. Ata i flasin njeri tjetrit me kode mafioze, duke kërcënuar njëri-tjetrin. Ilir Meta e ka humbur qetësinë dhe dashurinë me kohe dhe tani here humbe here del si revolucionar. Pastaj kemi dhe Berishën dhe këta që duan të mbrojnë veten dhe familjen e tyre nga SPAK-u, që u përpoqën me çdo forme ta kthenin PD-në në mburojë ndaj SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe pasi u sanksionuan ‘Non grata’ te shoqëruar tashme ne bunker me disa të tjerë që interesohen vetëm për një emër në listën e kandidatëve sepse nuk kanë vota për t’u zgjedhur nga qytetarët.

-Si Meta dhe Berisha po hetohen nga SPAK. Keni një koment dhe a duhet të zbardhen dosjet e bujshme?

Partia Demokratike beson lufta pa kompromis ndaj korrupsionit është prioritet kombëtar dhe mbështet plotësisht aktivitetin e SPAK. Ka ardhur koha qe pandëshkueshmëria te marre fund, dhe Shqipëria të përmbyllë tranzicionin e tej zgjatur. Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që u bën ballë politikanëve të korruptuar dhe mbështet SPAK-un, ndaj Edi Rama dhe Sali Berisha janë bashkë kundër Lulzim Bashës. Së bashku ndajnë lejet e ndërtimit, së bashku sulmojnë Lulzim Bashën. Edhe një herë akoma ata vazhdojnë tangon dhe janë përsëri bashkë në të njëjtin pozicion – kundër shtetit ligjor, kundër shqiptarëve dhe në kërkim të interesave të tyre. PD nuk do të jetë kurrë një strehë për ‘non grata’, të korruptuarit dhe të kriminalizuari.

-Ne nje intervistë ju u shprehët pro hetimit të “21 janarit”, nëse drejtësia ka prova. Këtë qëndrim e mbajtët në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut, e cila në vendimin për Aleks Nikën, ka dalë në përfundimin se ka shkelje dhe këshillon rihetim. Megjithatë ndaj jush janë hedhur akuza publike se keni qene pjese e kryeministrisë, edhe në 21 janar të 2011, kur në shesh u vranë 4 qytetarë nga plumbat e pushtetit të kohës. Si qëndron e vërteta?

Siç e kam sqaruar dhe me parë, unë s’kam qenë kurrë pjesë e Kryeministrisë në 21 janar 2011. Unë kam qenë drejtues në një institucion jashtë Kryeministrisë. Ka qenë institucion i Këshillit të Ministrave, por as me godinë dhe as me lidhje sa i përket godinës së Kryeministrisë. Ajo që di unë është që gjithçka është administruar nga Garda dhe Kryeministria. Këto lajme në një moment të caktuar dikush e hodhi diku në media për luftë politike dhe u trumbetuan kur unë godita Edi Ramën me vezë. Se si qëndron e vërteta mjafton te shihni lajmet e kohës, ku ka pasur persona që janë akuzuar, hetuar dhe gjykuar nga gjykata për këtë çështje.

-Keni një recetë ju si PD për të rrëzuar qeverinë nga pushteti?

Receta është aleanca me shqiptaret e ndershëm, zgjidhja mes tyre të përfaqësuesve më të denjë, e profesionisteve më të mirë që të shpalosin programin e alternatives tone për rikthimin e shpresës. Ne do po përmbyllim organizimin e plote te strukturave dhe shume shpejt do te fillojmë te përzgjedhim kandidatet për deputete qe do te zbresin ne terren për te trokitur në çdo dere për t’i folur çdo zemre dhe për ti shpjeguar alternativen tone qe punon për shqiptaret. Ne kemi bindjen qe Shqiptaret do te bëhen bashke rreth Partisë Demokratike sepse Shqipëria nuk mund të mbetet më peng i një klike të korruptuar dhe ka ardhur koha për ti dhënë fund tranzicionit me një ofertë të re të politikës së njerëzve të lirë. Prandaj ftoj çdo të ri e të re, çdo profesionist dhe gjithkënd që e ka në zemër të ardhmen e Shqipërisë te na bashkohet në rrugëtimin tonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular