BallinaAktualitetNesër krutanët në protestën e organizuar nga dega e PD/Sabah Sheta opozitari...

Nesër krutanët në protestën e organizuar nga dega e PD/Sabah Sheta opozitari mbrojtës i interesit qytetar

spot_img
spot_img

Interesi qytetar në Krujë po mbrohet mësë miri nga opozita lokale atje. Kryetari i degës së Partisë Demokratike Krujë, një person me integritet që gëzon respektin e bashkëqytetareve të tij vazhdon të jetë një mbështetës i fuqishëm i kërkesave dhe të drejtave të krutanëve.
Ai quhet Sabah Sheta dhe është i pari ndër politikanë që iu doli zot shqetësimeve të banorëve të Bashkisë Krujës teksa mori vesh që një zonë e tërë, një krahinë me histori dhe me asete turistike, me një popullsi prej 85 mijë banorë do të izolohen duke mos patur dalje në aksin e rrugës se re që po bëhet Thumanë-Kashar.
Zoti Sheta se bashku dhe me deputetet e Krujës nesër do të jetë për të disatën herë krah bashkëqytetarëve pro kërkesave të tyre.   
Nesër në 11:00, Dega e PD, KRUJË, organizon një protestë në mbështetje të banorëve dhe bizneseve që preken nga aksi Thumanë-Kashar. Protesta zhvillohet pranë rrethrrotullimit të Thumanës.
Pas disa kërkesave dhe protestave të banorëve nga institucionet u konfirmuat shqetësimi qytetar duke iu konfirmuar se janë të izoluar.  Protesta e nesërme realizohet sepse banorët e zonës, turistët dhe mijëra bizneset izolohen nga ky investim duke mos patur dalje ndaj duhet një reagim që t’i jepet zgjidhje situatës.
Sabah Sheta nuk do medalje, ai thjeshtë po bën detyrën ndaj dhe ka kërkuar dhe apeluar për ndihmën e të gjithëve, që të lihen mënjanë bindjet politike dhe të luftohet për Krujën dhe interesat e krutanëve. Sot është dita, duhet reagim! Kruja e para.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular