Për arsyeje sigurie, OSHEE bën me dije se i është ka kërkuar nga organet e hetimit, që linja 35kV Plasmas-Hysgjokaj të qëndrojë e stakuar për disa orë.
Kërkesa është bërë pas shpërthimit të fuqishëm, që dyshohet se erdhi si pasojë e kontaktit të vinçit me linjën e tensionit të lartë, ngjarje që la pas dy viktima dhe 7 të plagosur.
Për pasojë, pa drita mbeten njësitë administrative Hysgjokaj, Karbunarë e Vogel dhe Ballagat (Lushnje).
Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim. Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.
Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.