ë papriturat nuk kanë fund në “Big Brother VIP 3”! Në spektaklin e radhës, dy banorë të rinj bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Produksioni konfirmon se Liam Mandiaro nis garën për çmimin e madh këtë të shtunë. Ai provon për herë të dytë këtë eksperiencë, pas asaj në “Big Brother 5”. Këtë herë si personazh VIP, ai do të tentojë të bëjë për vete publikun, për të siguruar qëndrim sa më të gjatë në shtëpinë e “BBV”.
Ndërkohë, të shtunën e kaluar, tri banorë të tjerë u bënë pjesë e shtëpisë, Sara Karaj, Julia Ilirjani dhe Silvi Forte. Ndërkohë, në nominim janë Françeska, Egla, Ilnisa, Meritoni, Roza, Ledjona dhe Erjola. Njëri prej tyre eliminohet të shtunën.
Top Channel