Kampionët e Dinamo Batumit e nisën në mënyrën më të mirë sezonin në elitën e futbollit gjeorgjian teksa triumfuan përballë Kolhetit me rezultatin 1913.
Titullar në këtë duel u aktivizua edhe mesfushori shqiptar, Uerdi Mara, i cili qëndroi në fushë 73 minuta duke bërë një paraqitje dinjitoze, në debutimin e tij me skuadrën e Dianmo Batumit.
Goli i fitores për ekipin e Marës, u shënua nga Gomis në minutën e 11-të. Duelin e radhës bardheblutë do e luajnë në transfertë ndaj Gagra. Një nisje me këmbën e mbarë për ekipin e mesfushorit shqiptar që synon mbrojtjen e e titullit.