BallinaAktualitet"Kishte njohuri për 11 vrasje dhe do të fliste"/ Artan Hoxha tregon...

“Kishte njohuri për 11 vrasje dhe do të fliste”/ Artan Hoxha tregon si u ekzekutua shqiptari në Mal të Zi

spot_img
spot_img

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për vrasjen e Edmond Mustafës në Mal të Zi, pjesëtar i një nga grupeve më të fuqishme kriminale të Malit të Zi. 

Hoxha tha se Mustafa kishte deklaruar se kishte njohur për 11 vrasje dhe se mund të fliste për to. Gazetari tha gjithashtu se ky grup kriminal ku merrte pjesë Mustafa, por edhe autori i dyshuar i vrasjes së tij, ka lidhje edhe me organizatat kriminale të Shqipërisë. 

“Në emision jemi munduar të tregojmë se sa shumë është shtrirë gjeografia e krimit.

Në qytetin e Tivarit të martën, është vrarë një shqiptar me pashaportë malazeze, i cili ka qenë prej nëntë vitesh pjesë e grupit Skaljari në Mal të Zi. Në Kotorr, nga ai fshat kanë dalë dy grupet më të rëndësishme që ka Ballkani. Janë dy grupe shumë të mëdha, grupe me historik të gjatë, të përfshirë fort në narkotrafik. Ngjarjet e fundit, kanë qenë në Athinë, në Shkup, Greqi, Serbi.

Ngjarja e fundit u bë interesante sepse i vrari është shqiptar. Personazhi në fjalë është tentuar të vritet edhe më parë, që kur ka qenë 20 vjeç. Është personazh që para katër vitesh, bëri disa deklarime në rrjetet sociale, thoshte që dinte se si janë vrarë 11 persona. Në gusht 2020, emri i tij përmendet, ka dalë edhe në SkyEcc, ku policë të Malit të Zi dhe një nga bosët e grupit Skaljari, përmend emrin e këtij personi, që mund të përbëjë kërcënim sepse ka nisur të flasë. Autoritetet nuk i kanë ofruar mbrotje me sa duket. Ngjan si një Nuredin Dumani që u bë i penduar.

Vrasja është bërë në një orar me shumë lëvizje, në 9 të mëngjesit. Është bërë pranë dyqanit ku punon motra e viktimës. Autori ka lëvizur me një scooter dhe u kap shpejt. Vrasësi është i përfshirë në ngjarje të tjera dhe person i të njëjtit grup.

Mediat në Mal të Zi kanë filluar të hulumtojnë a ka lidhje me organiztat shqiptare.

Në Shqipëri kanë përdorur vrasës për të larë hesapet me njëri tjetrin. Duke qenë se jemi vend kufitar, kemi edhe aktivitet biznesi me Malin e Zi, kanë operuar edhe në fusha si narkotikët dhe lojrat e fatit edhe aty kanë patur aleanca.

Por, duhet parë që ne kujtohemi vetëm kur ka viktima. Është ngjarje që duhet parë, ka patur njohje ne veri të Shqipërisë dhe aktivitet.

Tani dalin lloj lloj variantesh, që mundohen ta shpërqëndrojnë vëmendjen, por jemi ende shpejt, besoj se do të ketë informacione të reja, kryesisht për lidhjet e shqiptarëve, në luftën që zhvillohet mes organizatave në Mal të Zi, tha Hoxha. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular