Eksperti Softa: Janë rritur vrasjet dhe vetëvrasjet, tregojnë se jemi një shoqëri që ka probleme

0
145

Në një intervistë në Ora News, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa u shpreh se ky vit ka nisur me probleme dhe në vend kemi një sërë rastesh të rënda që rrisin personat e vrarë.

Ai shtoi se janë rritur vrasjet dhe vetëvrasjet që tregojnë se jemi një shoqëri që ka probleme dhe me rend e siguri që nuk i parandalon.

Softa: Ky vit ka nisur me probleme dhe në vend kemi një sërë rastesh të rënda që rrisin personat e vrarë. Konflikti për pronat ka prodhuar shumë konflikte. Janë rritur vrasjet dhe vetëvrasjet që tregojnë se jemi një shoqëri që ka probleme dhe me rend e siguri që nuk i parandalon.