BallinaKronikeE reja u hodh nga kati i dytë i hotelit nga 39-vjeçari,...

E reja u hodh nga kati i dytë i hotelit nga 39-vjeçari, reagon policia: Janë konfiktuar fizikisht, të dy kanë marrë lëndime

spot_img

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e pazakontë në Durrës, ku një vajzë nga Venezuela, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i hotelit, nga një 39-vjeçar i identifikuar si Ismet Zoto.

Policia bën me dije se ata fillimisht janë konfliktuar brenda hotelit me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe se të dy kanë marrë lëndime dhe janë transportuar në spital.

“Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit”, njofton policia.

Burime nga blutë e Durrësit bëjnë gjithashtu me dije se ende nuk dihet nëse vajza është shtyrë fizikisht apo është hedhur vetë nga dritarja e hotelit mbi çadrat e kafenesë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular