Zbardhen detaje rreth plagosjes së 54-vjeçarit sot në Rrile të Lezhës.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se shënjestra e sulmit, Agron Puka, sapo kishte dërguar fëmijët e tij në shkollë me makinë, kur i është bërë pritë me breshëri automatiku.
Për pasojë ai ka marrë plagë në trup. E gjithë ngjarja ka ndodhur pranë dyerve të shkollës së Rriles ku janë traumatizuar edhe nxënësit e shumtë që ndodheshin në vendngjarje.https://www.youtube.com/embed/koT2RVMBPFE?feature=oembed
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.