BallinaBota“Iu publikuan audiopërgjimet me një 25-vjeçare kryeministri i këtij shteti jep dorëheqjen!

“Iu publikuan audiopërgjimet me një 25-vjeçare kryeministri i këtij shteti jep dorëheqjen!

spot_img

Kryeministri i Perusë, Alberto Otárola, ka dhënë dorëheqjen pasi u akuzua se u përpoq të përdorte ndikimin e tij për të ndihmuar një grua të fitonte kontrata qeveritare fitimprurëse.

Skandali u përshkallëzua javën e kaluar kur një media peruane transmetoi audio të bisedave mes të dyve.

57-vjeçari Otarola ka mohuar akuzat, ndërsa ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjes.

Sipas programit Panorama, i cili transmetoi për herë të parë audiot gjatë fundjavës, gruaja me të cilën dëgjohet duke folur Otarola është 25 vjeçarja Yazire Pinedo.

Yazire Pinedo raportohet se ka marrë dy kontrata për punë në ministrinë e mbrojtjes në vitin 2023, që i dhanë asaj gjithsej 14,000 dollarë.

Otarola ishte ministër i mbrojtjes i Perusë deri në fund të vitit 2022, kur Presidentja Dina Boluarte mori detyrën dhe ai u promovua.

Në audiot, Otarola tëdëgjohet duke deklaruar dashurinë e tij për 25-vjeçaren dhe duke i kërkuar asaj t’i dërgojë CV-në e saj.

Përgjimet duket se kundërshtojnë një deklaratë që ai bëri përpara publikimit të audiove, se ishte takuar Pinedo vetëm një herë.

256-vjeçarja tha për Canal N se kishte pasur më parë një marrëdhënie të shkurtër me të. Të dy kanë thënë se regjistrimet audio ishin nga bisedat në vitin 2021, përpara se Z Otarola të bëhej ministër i kabinetit.

Megjithatë, Presidenti Boluarte kërkoi që ai të kthehej herët nga një vizitë zyrtare në Kanada dhe kjo u pasua nga dorëheqja e tij.

“Ata që kanë dashur gjithmonë që unë të largohem nga qeveria… as nuk kanë hezituar të editojnë një audio me qëllimin për të prishur imazhin tim”, tha Otarola në fjalimin e tij të dorëheqjes.

Ndër ata që ai ka akuzuar se janë pjesë e një komploti për ta turpëruar është edhe ish-kryeministri Martín Vizcarra, i cili në mediat sociale hodhi poshtë me forcë “akuzat delirante”.

Sipas ligjit peruan, të 18 anëtarët e kabinetit të Perusë duhet të ndjekin Otarola dhe të dorëzojnë dorëheqjet e tyre, por presidentja mund t’i rizgjedhë përsëri nëse dëshiron.

Qeveria e Perusë nuk është e panjohur për tronditjet, pasi Boluarte ka urdhëruar disa riorganizime të kabinetit që nga marrja e pushtetit, ndërsa ajo përpiqet të shuajë opozitën ndaj udhëheqjes së saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular