BallinaSocialeWIZZ AIR vlerësohet për investimin në teknologjinë novatore të prodhimit të...

WIZZ AIR vlerësohet për investimin në teknologjinë novatore të prodhimit të karburantit të aviacionit

spot_img

Shqipëri, 6 mars 2024 – Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri si dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror ka fituar çmimin e Investimit Strategjik të vitit në Europë gjatë ndarjes së çmimeve të Investitorëve të Biokarburantit (SAF) në Londër.

Çmimi i investitorëve të SAF vlerëson liderët e industrive, të cilët kanë ndërmarrë hapa për të dekarbonizuar aviacionin duke e çuar industrinë përpara.

Wizz Air u vlerësua për investimin prej 5 milionë paundësh në kompaninë Firefly, një kompani angleze e karburantit bio, për të mbështetur studimet dhe kërkimet në prodhimin e karburantit të qëndrueshëm të aviacionit.

Firefly është e specializuar në një proces unik, e cila konverton ujin e kanalizimeve, një produkt me vlerë të ulët që mund të gjendet me sasi të mëdha, në karburant të qëndrueshëm (SAF). Partneriteti i Wizz Air me Firefly do të lejojë linjën ajrore të furnizojë me deri në 525.000 tonë SAF për 15 vjet për të gjitha operimet e saj në Mbretërinë e Bashkuar, nga viti 2028. Kjo nismë ka potencial të zgjerohet edhe më tej në Evropë.

Karburanti i qëndrueshëm i kompanisë Firefly, i cili do të certifikohet në mënyrë të pavarur në linjë me standardet për Biomaterialet e Qëndrueshme (RSB), mendohet se do të reduktojë emetimet e gazeve serë me 90% në krahasim me karburantin normal të avionëve në bazë të ciklit jetësor. Kompania e biokarburantëve synon që impianti i parë do të vihet në punë brenda 5 viteve të ardhshme.

Përveç marrëveshjeve për biokarburantin si dhe investimeve të ndryshme, rinovimi i flotës së avionëve dhe i operacioneve efikase me kosto të ulët janë pika kryesore të strategjisë së Wizz Air për qëndrueshmërinë mjedisore. Linja ajrore përdor teknologjinë e fundit në avionët e saj si dhe i jep prioritet numrit të lartë të sediljeve dhe të ngarkesës, për t’u siguruar që të gjithë fluturimet të jenë sa më pak të dëmshme për mjedisin.

Wizz Air udhëheq industrinë e aviacionit për sa i përket emetimeve më të ulëta të karbonit për pasagjer/km dhe është e përkushtuar të reduktojë akoma më shumë intesitetin e CO2 deri në vitin 2030. Në 2023, Wizz Air vendosi një rekord të ri me emetimet mesatare më të ulta të CO2 – 51.5 gramë për pasagjer/km, një ndryshim prej 6.8% krahasuar me një vit më parë.

Yvonne Moynihan, Zyrtare e Korporatës për çështjet mjedisore dhe sociale në Wizz Air tha: “Jemi shumë të entuziazmuar që fitojmë Çmimin e Investitorit për Karburantin e Qëndrueshëm për investimin tonë të parë në kompaninë Firefly, një prodhues i karburantit të qëndrueshëm të avionëve. Industria e aviacionit përballet me një sfidë të vështirë për të siguruar mjaftueshëm biokarburant dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim teknologjitë novatore si ato të Firefly, të cilat e mbështesin industrinë në mënyrë afatgjatë. Prodhimi i biokarburantit me përbërjen e ujërave të zeza është diçka e rëndësishme pasi është e lirë dhe gjendet lehtësisht. Ne jemi krenarë që jemi ndër të parët në këtë fushë me qëllimin për të vendosur një standard të ri për linjat e tjera ajrore dhe për të avancuar të ardhmen e kësaj industrie”.

FUND

Rreth Wizz Air:

Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 201 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 60.3 milionë pasagjerëve në vitin 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023.

Për më shumë informacion:

V+O Communication Albania: [email protected] 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular