FOTO/U zhduk pa lënë gjurmë 4 muaj më parë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Hyrije Cikopanos

0
235

Policia ka kërkuar ndihëm e qytetarëve për gjetjen e Hyrije Cikopanos, e cila u zhduk para 4 muajve dhe ende nuk ka asnjë gjurmë për të.

Policia ka vënë në dispozicion dhe numrin ku duhet të telefoni, në rast se e keni informacion për shtetasen, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Më datë 15.11.2023, është larguar nga banesa e saj, shtetasja Hyrije Cikopano, me probleme të shëndetit mendor.

Strukturat policore i kanë dërguar shkresa komisariateve të DVP, spitaleve, së bashku me fotografinë e kësaj shtetaseje, por pavarësisht punës 4-mujore të kryer për lokalizimin e saj, kjo shtetase nuk është gjetur akoma.

DVP Tiranë kërkon mbështjetjen e qytetarëve, që nëse kanë informacion për këtë shtetase ose për vendndodhjen e saj, të telefonojnë në numrin 112.