BallinaAktualitet“Patriotizëm part time”/ Debat i fortë midis Ardit Bidos dhe Alfred Lelës...

“Patriotizëm part time”/ Debat i fortë midis Ardit Bidos dhe Alfred Lelës për arrestimin e Belerit: Është turpi juaj që e keni kandiduar

Çështja e arrestimit dhe dënimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri shkaktoi debate në studion e “Open” në News 24 midis Ardit Bidos, Profesor i Asociuar ne Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Alfred Lelës, Drejtor i zyrës së komunikimit në PD.

Pjesë nga debati:

Bido: Zero për mbrojtjen e një përdhosësi të simboleve kombëtare të dënuar nga gjykatat e këtij vendi.

Lela: Është turp i kujt? Nëse dikush është dënuar dhe ka kryer dënimin duhet të dënohet edhe një herë? Ose të flasim për luftën italo-greke ose të flasim për Fredi Belerin.

Bido: Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, dëshmorët e atdheut janë asgjë për ty!

Lela: Ky është patriotizëm part time. Sepse ata që janë full time ankohen njëlloj si për Erdoganin ashtu edhe për Fredi Belerin. Nuk harrojnë Erdoganin dhe kujtohen për Fredi Belerin. E kanë Shqipërinë një! O po ma nguci greku dhe më dhemb. Ky është patriotizmi i shkollës së natës.

Bido: Për persona që janë akuzuar për vrasje shqiptarësh. Unë po flisja për dosjen.

Lela: Kur po flisje për përgjimin po heshtja, kur fillova për luftën italo-greke ndërhyra. Nëse je duke folur si zyrtar i shtetit, më lajmëro si të tillë.

Bido: Jam duke folur si njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare. Është turpi juaj që e keni kandiduar një përdhosës të simbolit kombëtar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular