BallinaPolitikeQeveria, zyrë të posaçme në ndjekje të parave të pista, do të...

Qeveria, zyrë të posaçme në ndjekje të parave të pista, do të ketë akses edhe në llogaritë bankare. Ç’përmban pr.ligji, kreu i strukturës do emërohet dhe shkarkohet nga…

Me daljen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave, Ministria e Brendshme ka vendosur të krijojë një zyrë për rikuperimin e aseteve që kanë origjinë nga krimi.

Përmes një projektligji të hedhur për konsultim publik, ky institucion do të gjurmojë dhe identifikojë pasuritë që lindin nga një vepër penale ose veprimtari kriminale. Pas identifikimit të këtyre pasurive ato mund t’i nënshtrohen ngrirjes së përkohshme, sekuestrimit ose konfiskimit nga organet kompetente.

Në këtë kategori janë përfshirë paratë jashtë sistemit bankar, letra me vlerë, depozita, pasuri të patundshme etj. Kësaj zyre do t’i lejohet akses në llogaritë bankare me qëllim parandalimin, zbulimin, hetimin ose ndjekjen penale të veprave penale. Sipas draftit kjo strukturë do të mund të veprojë edhe jashtë Shqipërisë, sipas marrëveshjeve që ka shteti shqiptar dhe do të ketë pavarësi operacionale. Ajo do të jetë nën mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit, e cila do të mund të emërojë dhe shkarkojë kreun e Zyrës.

Qeveria socialiste ka ndërmarrë një sërë nismash për goditjen e parave të pista ndërkohë që ndërkombëtarët kanë apeluar në mënyrë të vazhdueshme për luftë të ashpër ndaj korrupsionit. Nga jashtë dhe brenda vendi, në Shqipëri qarkulluan vitin e shkuar rreth 666 milionë euro të përftuara nga aktivitete të paligjshme.

Një raport i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar tregon se kjo shumë është sa 3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pjesa më e madhe e këtyre parave, gati 480 milionë euro hynë nga vende si Britania e Madhe apo Dubai, ndërsa 186.5 milionë u gjeneruan nga aktiviteti kriminal në vend. Sipas raporti, për shkak të flukseve financiare të paligjshme, Shqipëria humbet mesatarisht çdo vit 904 milionë dollarë në tregtinë globale. Kjo shifër është sa rreth 6 për qind e gjithë Prodhimit të brendshëm Bruto vjetor të vendit. Flukset e paligjshme të parave vlerëson nga ekspertët si arsyeja kryesore e deformimeve në kursin e këmbimit.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit të shkuar, sasia e parave që qarkullon jashtë bankave në vend arriti në 393.6 miliardë lekë apo rreth 3.8 miliardë euro. Sipas ekspertëve, sasia kaq e madhe e parave jashtë bankave lidhet pikërisht me flukset financiare të paligjshme që hyjnë nga jashtë apo prodhohen brenda vendit. Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular