Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës në Kosovë. Në aksident u përfshi një autobus dhe një tren udhëtarësh. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën dy persona. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi.