BallinaAktualitetÇ’mendim kanë qytetarët për Agron Shehajn/ 29 % e të pyeturve të...

Ç’mendim kanë qytetarët për Agron Shehajn/ 29 % e të pyeturve të “Barometrit” kanë mendim pozitiv 

“Barometri” në Euronews Albania ka pyetur këtë herë qytetarët edhe për pëlqyeshmërinë që kanë për një tjetër figurë politike që ka nisur një lëvizje të re politike.

Agron Shehaj, deputet i Partisë Demokratike prej kohësh ka publikuar një lëvizje të re si një rrjet organizimi qytetar të quajtur #Next You.

Të pyetur për mendimin pozitiv apo negativ për deputetin Shehaj, rezulton se 29 % e të pyeturve të “Barometrit” kanë mendim pozitiv për të, 23.9 % kanë mendim negativ, 32.8 % nuk e njohin dhe 14.2 % nuk kanë një mendim pozitiv apo negativ për zotin Shehaj, por zgjedhin alternativën nuk e di.

Të analizuar në detaje, ata që kanë mendim pozitiv për Agron Shehajn, shumica janë votues të Partisë Demokratike.

38.7 % e atyre që kanë mendim pozitiv për të, kanë votuar PD dhe 25.3 % e atyre që kanë mendim pozitiv kanë votuar Partinë Socialiste.

Shumica e atyre që kanë mendim pozitiv janë meshkuj, (33,8 %)dhe 23,5 % e atyre që kanë mendim pozitiv për të janë femra.

Nëse e analizojmë sipas moshave mendimin pozitiv për deputetin Shehaj, shifrat tregojnë se shumica janë mosha më të vjetra dhe më pak ata që kanë mendim pozitiv janë tek grupmoshat e reja (18-vjeçarët ka %-je më të ulët të mendimit pozitiv për të me 17.1 %).

Ndërkohë që me rritjen e moshës nga 25-27 vjeç, mendimi pozitiv rritet duke kapur maksimumin me 36.8 % të mendimit pozitiv tek grupmosha më e madhe 65-75 vjeç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular