BallinaKryesoreGjimshiti me shokë janë makthi i Juves, bardhezinjtë nuk fitojnë në shtëpi...

Gjimshiti me shokë janë makthi i Juves, bardhezinjtë nuk fitojnë në shtëpi prej 5 ndeshjesh

Juventusi i ka rënë bota mbi kokë në një muaj të vetëm, duke qenë se jo vetëm kanë rrëshqitur 15 pikë poshtë Interit, teksa kryesonin me 1 pikë kampionatit, por ndërkohë edhe vendi i pestë dhe ai që do t’i nxirrte jashtë Champions-it, nga 18 pikë tashmë është ngushtuar në 10 pikë (Bolonja).

Kjo do të thotë se ndeshja me Atalantën të dielën, në orën 18:00, në “Allianz Stadium”, është ndoshta udhëkryqi më i rëndësishëm për skuadrën e Masimiliano Alegrit për të mos vënë në diskutim të paktën objektivin e tyre minimal dhe pse jo edhe vendin e dytë në renditje.

Por në duele përballë Atalantës telashet kanë qenë gjithmonë të mëdha, madje Berat Gjimshiti me shokë jo vetëm që i janë shndërruar në një makth, por në pesë ndeshjet e fundit në Torino kanë bërë më shumë pikë sesa të zotët e shtëpisë, falë një fitoreje (më 27 nëntor 2021) dhe 4 barazimeve. Madje, edhe sfida e fundit, ajo e sezonit të kaluar, ishte thjesht spektakolare, por nëse nuk do të kishte qenë për Danilon, që dërgoi shifrat në 3-3, humbjet mund të kishin qenë dy.

Dhe jo më kot, pas barazimit në Ligën e Europës me Sportingun e Lisbonës, Berat Gjimshiti nuk nguroi që t’i bëjë presion bardhezinjtë: “Tani e gjithë mendja dhe forcat tona do të përqendrohen aty. Atalanta ka reaguar fort pas dy humbjeve në kampionat dhe ndaj Juves do të kemi motivimin e duhur për të bërë një ndeshje të madhe”, tha mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, që pritet të drejtojë prapavijën zikaltër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular