BallinaAktualitetNë përkujtim të Dëshmorit Arjan Sala, i vëllai dhuron 100 pemë për...

Në përkujtim të Dëshmorit Arjan Sala, i vëllai dhuron 100 pemë për Parkun e Liqenit të Paskuqanit

spot_img

“Në përkujtim të heroit Arjan Sala, i paharrueshëm për veprën e tij, i vëllai z.Edmond Sala, në emër të familjes, i dhuroi parkut 100 pemë të tjera 9 Mars 31967 pemë!”- ky është lajmi që kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli ndan me qytetarët.
Këshilli i Ministriave e shpalli Salën “Dëshmor i Atdheut” me motivacionin “Humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar popullsinë në rast fatkeqësie”. Çmimi iu dorëzuar familjes nga Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në familje.
Arjan Sala është heroi që mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët në zjarrin e rënë në një qendër tregtare në Tiranë. Ai njihej nga kolegët si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm. Miqtë e tij tregojnë se Arjani u shkonte gjithmonë në ndihmë. I zëvendësonte në punë edhe kur ata mungonin për arsye shëndetësore. Mirësinë ndaj të tjerëve, ai e tregoi edhe me aktin e tij heroik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular