Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj kanë folur sot për debate që kanë ndodhur mes tyre gjatë natës së djeshme të spektaklit të BBV, ku sipas saj, ajo ka dalë si “kuçedër”.
“Unë dje dola një kuçedër”, tha ajo, duke bërë autoironi ndërsa shprehet: “dola si lojtarja madhe që të përdori ty për lojë dhe kur nuk të desha më, të hodha”.
Ndërsa Romeo është shprehur se ajo nuk ka pse të shqetësohet, pasi ai nuk e mendon diçka të tillë.
Ndër të tjera, banorja ka thënë se nuk i ka pëlqyer komenti i Romeos në lidhje më Julin, për të cilin i tha ‘ai të do të mirën’, koment të cilin ajo e ka marrë si ironi.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Unë dje dola një kuçedër
Romeo: Shqetësohu kur e mendoj unë. Dje dola një kuçedër?
Heidi: Lojtarja madhe që përdori ty për lojë dhe kur nuk të desha më, të hodha.
Romeo: Unë kam pikat e mia kur jam thyer, s’ka lidhje…
Heidi: Ironia s’më pëlqeu ‘ai të do të mirën’ (për Julin), se ke bërë kurrë këtë. Më thuaj një raste që ma kë thënë, se unë nuk e kam vën re. Nuk ma ke thënë herë tjerë kështu duke qesh, siç bën më të tjerët ku i tall
Romeo: Nuk të talla..