Ish-mesfushori italian: Sot Asllani luan më mirë se Çalhanollu, e vështirë ta lësh jashtë

0
192

Kristjan Asllani po bind gjithnjë e më shumë me paraqitjet e tij te Interi dhe zërat për një largim të mundshëm të tij gjatë merkatos, tashmë duken të largët. Këtij mendimi i bashkohen edhe ekspertët si Davide Markolin, ish-mesfushori italian i cili në karrierën e tij ka fituar edhe titullin kampion me Lacion.

Duke folur për “DAZN”, ai lavdëroi klubin zikaltër që ishte transformuar në një superfuqi në futbollin europian dhe po vinte në vështirësi çdo kundërshtar që i dilte para, pavarësisht emrave që kishte në fushë.

“Interi është një superfuqi dhe nëse ndryshojnë protagonistët, rezultati është gjithmonë i njëjti. Nëse ti shënon gola me dy krahët e mbrojtjes me tre, do të thotë që flet për një superfuqi. Asllani sot luan më mirë se Çalhanollu, më një fjalë bëhet e vështirë ta lësh jashtë”, tha Markolin për zikaltrit dhe cilësitë që ka tashmë mesfushori shqiptar. PANORAMASPORT.AL