Teksa luftimet në Gaza vijojnë, futbolli palestinez ka marrë një lajm të keq. Mohamed Barakat, një nga legjendat e futbollit palestinez është vrarë nga bombardimet izraelite në shtëpinë e tij në Khan Younis.
Mediat bëjnë me dije se bombat izraelite goditën shtëpinë e familjes së futbollistit, pasditen e të hënës ku ai banonte i vetëm.
Barakat ishte pjesë e kombëtares së Palestinën, ndërsa aktivizohej tek skuadra Ahli Gaza në kampionatin kombëtare 39-vjeçari i kishte shënuar në total 114 gola dhe njihej si “legjendë e Khan Younis” për spektaklin që ai dhuronte në fushë.