BallinaAktualitetEvis Berberi në hetim nga SPAK, jep dorëheqjen nga drejtimi i ARRSH

Evis Berberi në hetim nga SPAK, jep dorëheqjen nga drejtimi i ARRSH

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ka dhënë dorëheqjen. Report Tv mëson se Berberi ka dhënë dorëheqjen para pak ditësh, ndonëse ende nuk ka një komunikim zyrtar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se SPAK ka nisur rreth dy javë më parë hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.

Dyshohet se bëhet fjalë për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Evis Berberi të shmangte konfliktin e interesit, pak para se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ndërsa ende nuk ka një vendim për drejtorin e ri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular