Gjatë natës lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Shqipëri, me epiqendër në afërsi të Koplikut.
Termeti ishte me magnitudën 5.4. Lëkundjet, të cilat janë regjistruar rreth orës 04:06, janë ndjerë thuajse në gjithë Shqipërinë.
Ndërkohë, më pas ka pasur termete të vogla, ku më i madhi ka qenë me magnitudën 2.5. Deri më tani nuk raportohet për dëme.