BallinaKronikeMakina përplaset me karburantin në Durrës, 3 të plagosur rëndë

Makina përplaset me karburantin në Durrës, 3 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një automjet është përplasur me një karburant dhe për pasojë janë lënduar 4 persona, por burime mediatike bëjnë me dije se 3 nga të plagosurit janë gjendje kritike për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit, pasi pas përplasjes është bërë copë-copë. Raportohet se një prej personave është akoma në automjet.

Shofer i makinës ka qenë një 23-vjeçar, ndërsa pasagjerë ishin edhe 2 djem dhe një vajzë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

“Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular