BallinaAktualitetVeç Evis Berberit, në pranga edhe dy miqtë e tij Valter Begaj...

Veç Evis Berberit, në pranga edhe dy miqtë e tij Valter Begaj dhe Ervis Lami

Pas arrestimit të Evis Berberit, kreut të ARRSH-së, janë vënë në pranga edhe dy miqtë e tij, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Këta të fundit janë administratorë të kompanisë “B-VAAL”, “ENG-10”, tani “DAAM”.

Berberi ka qenë administrator te kjo kompani para se të merrte detyrën, ku ka dhënë dorëheqjen në 1 shkurt të 2019.

Ervis Lami rezulton administrator i kompanisë ‘DAAM’, ndërsa pronar aktualisht rezulton Valter Begaj, ish-ortak i kreut të ARRSH-së Evis Berberit.

Më parë në kompaninë ‘DAAM’ ka rezultuar pronar, vetë kreu i ARRSH-së Evis Berberi, Brunilda Buli, dhe Ervis Lami.

Kopmania ‘DAMM’, merrej me studim, projektim, mbikqyrje dhe kolaudim objektesh ndertimore dhe veprave inxhinierike te ndryshme, ristrukturime, pergatitje dokumentacioni, administrim, vleresim, ekspertiza, studime fizibiliteti, analiza, certifikime, trajnim, krijim te dhenash, digitale etj.’, në bazë të të dhënave në QKB për objektin e veprimtarisë së saj.

Evis Berberi dyshohet se bëri shitje fiktive të kompanisë së tij në 2018 nëpërmjet Ervis Lamit dhe Valter Begajt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular