Marrëveshja me PS për Komisionet Hetimore, Bardhi: U zgjidhën tre shqetësimet e opozitës! Pas 5 muajsh u provua se ne…

0
225

Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku u vendos ngritja e dy komisioneve hetimore, për nxjerrjen e të dhënave nga sistemi TIMS dhe Koncesionet në Shëndetësi.

Bardhi u shpreh se në mbledhjen e sotme (15 mars) është rënë dakord miratimi i Komisionet Hetimor për kontratave në shëndetësi, si dhe është rën dakord të ngrihet Komisioni Hetimor në lidhje me të dhënat e Sistemit TIMS.

Më tej ai tha se është ngarkuar komisioni i ligjeve për formimin e një mekanizmi konsensual mes mazhorancës dhe opozitës në barazi të plotë, sa u takon ligjeve me shumicë të cilësuar, që kërkojnë shumicë gjithëpërfshirës dhe qe janë të rëndësishme në kuadër të të anëtarësimit në BE.

Po ashtu, Bardhi theksoi se sot opozita provoi me këtë dakortësi, “që kemi bërë atë që kemi thënë gjatë këtyre 5 muajve.”

Bardhi: Ramë e dakord në parim për të normalizuar veprimtarinë tonë në Kuvend dhe komisionet. Sot konferencën e kryetarëve ka marrë vendim qe konkretizojnë atë dakortësi të mbledhjes së shkruar, është rënë dakord miratimi i Komisionet Hetimor për kontrata ne shëndetësi, është rën dakord të ngrihet Komisioni Hetimor në lidhje me të dhënat e Sistemit TIMS.

Është ngarkuar komisioni i ligjeve për formimin e një mekanizim konsensual mes mazhorancës dhe opozitës në barazi të plotë, sa u takon ligjeve me shumicë të cilësuar, që kërkojnë shumicë gjithëpërfshirës dhe qe janë të rëndësishme në kuadër të të anëtarësimit në BE.

Për grupin e PD, normalizimi i marrëdhënieve në Kuvend ka qenë kërkesë vazhdueshme bashkë më kërkesat për respektimin e të drejtave të opozitës. Këto kanë qenë shqetësimet tona. Sot po provojmë më këtë dakortësi që kemi bërë atë që kemi thënë gjatë këtyre 5 muajve.