BallinaSportRENDITJA E UEFA-s/ Italia merr vendin e parë, me 5 ekipe në...

RENDITJA E UEFA-s/ Italia merr vendin e parë, me 5 ekipe në Champions në sezonin e ri

spot_img

Pas eliminimit të Napolit dhe Interit nga Champions League, ishte vendimtare ecuria e Milanit, Atalantës dhe Romës në Ligën e Europës, që të gjitha në çerekfinale, po ashtu edhe Fiorentina në Konferencë Ligë.

Tani ka mbetur shumë pak për të bërë që Serie A të përfaqësohet me 5 ekipe në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Bonusi i kualifikimit i arritur nga të katër klubet që luanin të enjten ishte vendimtar: Italia kryeson tani renditjen speciale me 17,713 pikë përpara Gjermanisë dhe Anglisë.

Për vendin tjetër të disponueshëm (rregullorja parashikon që dy vendet e para mund të luajnë me pesë ekipe në sezonin 2024-2025) anglezët duket se kanë një avantazh. Për momentin, pra, Seria A, do të merrte pjesë në Ligën e Kampionëve të ardhshëm me pesë klube: Inter, Milan, Juventus, Bologna dhe Roma (nëse renditja do të ishte kjo).

RENDITJA E UEFA-s E PËRDITËSUAR

ITALI 17,713 (4 ekipe në Evropë nga 7 që e nisën)

GJERMANI 16,356 (3/7)

ANGLI 16,250 (5/8)

FRANCË 14,750 (3/6)

SPANJË 14,437 (3/8)

REP. ÇEKE 13,250 (1/4)

BELGJIKE 13,200 (1/5)

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular