BallinaUncategorizedDinamo Zagreb pagoi 1 milion euro për të në janar, ja kush...

Dinamo Zagreb pagoi 1 milion euro për të në janar, ja kush është sulmuesi debutues në listën e Silvinjos

spot_img
spot_img

Arbër Hoxha ishte një surprizë në listën e Silvinjos për muajin mars. Sulmuesi i krahut, i cili pak kohë më parë është pajisur me pasaportë shqiptare, tashmë do të veshë edhe fanellën kuqezi në miqësoret e këtij muaji, me Kilin dhe Suedinë.

Hoxha është grumbulluar më parë nga Kosova, teksa ka luajtur tri ndeshje miqësore dhe ka shënuar edhe një gol kundër Gambias. Hera e fundit që ai është përfshirë në listën e dardanëve ka qenë në nëntor të 2021 dhe tashmë ka zgjedhur që të përfaqësojë Shqipërinë, duke qenë se nuk ka luajtur ende një ndeshje zyrtare me Kombëtaren A. 25- vjeçari në merkaton e janarit u transferua te Dinamo e Zagrebit.

Gjigantët kroatë paguan te Slaven Belupo 1 milionë euro për Hoxhën, i cili është kthyer në një titullar i padiskutueshëm dhe në mbrëmjen e Europës të enjten, pavarësisht se ekipi u eliminua nga PAOK-u, Hoxha shënoi një gol mjaft të bukur me një të majtë potente në minutën e 49- të të sfidës, duke ngushtuar shifrat në 3-1.

Më parë Hoxha ka dalluar te Slaven Belupo, por edhe Lokomotiva e Zagrebit, ndërsa ai ka luajtur edhe në Kosovë, me Besën dhe Prishtinën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular