Fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli është i ftuar këtë natë në Big Brother VIP.
I pyetur nga drejtuesi i spektaklit, Ledion Liço, ai rrëfeu për të gjithë disa detaje për vajzën që presin të vijë në jetë me Kiarën.
Ledion Liço: A shkon me lëvizjet e bebit brenda barkut të Kiarës kënga? Si lindi si gjë?
“Është i vetmi rast më tha gjinekologu se s’po ia përmend emrin, është i vetmi rast që s’ke nevojë me bo ADN se dihet që është vajza jote se shihe e ke tërë kohën kështu (në lëvizje)”, tha Luizi.
Por a ka gjetur dyshja një emër për bebin?
“Ia kam lënë Kiarës se unë nuk do i thërras kurrë në emër, por zemra ime, shpirti im, princesha ime”, tha këngëtari.
Kujtojmë se Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë një ndër çiftet e krijuara gjatë rrugëtimit të Big Brother VIP. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre gjatë spektaklit, ndërsa janë në pritje të një vajze.
Top Channel