Është bërë një listim tëi personazheve të “Big Brother VIP” dhe shifrave të tyre në “Instagram” që “përkthejnë” më së miri dinamikat e ndodhura në shtëpi.
Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur me një mijë ndjekës në “Instagram”, duke shkuar nga 445 në 446 mijë. Sa u përket dinamikave në shtëpinë e “Big Brother”, Juli ka qenë protagonist, ku përballë Romeos kanë zhvilluar disa nga debatet më të ashpra që nga nisja e këtij edicioni. Duket se gjithçka e ndodhur në shtëpi, është përkthyer edhe me ndjekës në rrjetet e tij sociale, ku këtë javë janë shtuar 1 mijë ndjekës.
Një banore që e nisi këtë “Big Brother” me një numër të vogël fansash ishte edhe Ledjona. Si një imazh i konsoliduar në gazetari, ajo nuk bënte pjesë te njerëzit popullorë në “Instagram”. Por, duket se prania e saj në këtë “reality” ka nisur të sjellë edhe frytet e para. Këtë javë ajo ka shtuar 700 ndjekës në “Instagram”, ku tashmë në total ajo numëron plot 48.2 mijë. Një shifër kjo e madhe për Ledjonën, e cila ia ka dalë që të shndërrohet në personazhet protagonistë në këtë format.
Mbështetje në rritje ka edhe për çiftin, Ilnisa-Meriton, që javë pas jave po njohin vetëm rritje në shifrat e tyre në rrjetet sociale. Historia e tyre e dashurisë tashmë ka fansat e vetë, që shtojnë mbështetjen në “Instagram”. Përkatësisht, Ilnisa ka pasur një rritje prej 7.7 mijë ndjekësish dhe Meritoni me plot 14 mijë ndjekës më tepër. Shifra dyfish te Meritoni justifikohet edhe me ndjekësit nga Kosova, duke qenë se Meritoni atje është një emër i dashur për publikun.
Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë janë ndarë, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 5 mijë ndjekës, duke shkuar në 116 mijë, teksa ishpartneri i saj ka shtuar 3K dhe tani numëron 327 mijë. Romeo ka qenë në qendër të vëmendjes këtë javë sa i përket lojës së Big Brother. Pasi ai u zgjodh lider me votat e publikut, të shumta kanë qenë sulmet ndaj tij. Ndërsa jashtë, gjithë kjo situatë duket se ka shkuar në favor të aktorit të humorit që vijon të rritet me shifrat në rrjetet sociale.
Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, kanë pasur të njëjtën rritje, teksa kanë shtuar secila nga 1 mijë. Të dyja vajzat javë pas jave duket se ruajnë të njëjtin trend në rritjen e shifrave të Instagramit të tyre.
Ndërkohë, një rritje prej 2 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 252 në 254 mijë. Kujtojmë se të martën, u transmetua edhe linja e saj e jetës. Mes dramave dhe historive të saj, Erjola bëri për vete publikun, dhe rritja ishte e menjëhershme në rrjetet e saj.
Egla Ceno ka qenë në krye të debateve dhe përplasjeve mjaft të forta ditët e fundit, kryesisht me Erjolën, Ledjonën, Riken dhe Rozën. Në rrjet shpesh Egla gjykohet për gjestet e saj dhe sjelljen karshi banorëve të tjerë, por duket se një fakt i tillë nuk reflektohet në “Instagram”- in e saj, ku ndjekësit e rinj vijojnë të vijnë. Megjithatë, aktorja ka fituar 1.2K ndjekës në Instagramin e saj.
Sa i përket një prej banoreve më të reja të shtëpisë, Julia Ilirjani, ajo ka fituar 1049 ndjekës brenda kësaj jave. Ajo që na ra në sy ishte “Instagram”-i i Vesës, ku këtë javë nuk ka patur lëvizje. Kujtojmë se javët e shkuara Vesa ka patur një rritje të ndjeshme në llogarinë e saj, ku ndonëse nuk ka pasur asnjë situatë, shifrat kanë kaluar edhe mbi 10Kk, por duket se këtë herë, shifrat që nuk kanë lëvizur duken më reale sesa javët e shkuara.