BallinaKronikeAksident i rëndë në Itali, humbin jetën në mënyrë tragjike dy shqiptarë!...

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën në mënyrë tragjike dy shqiptarë! Makina me të cilin po udhëtonin ishte e vjedhur

Dy shqiptarë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, ndërsa mediat në shtetin fqinj raportojnë se makina me të cilin ata po udhëtonin rezultoi të ishte e vjedhur.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës përgjatë rrugës, Casilina, mes Colleferro dhe Anagni. Ndërkohë i plagosur mbeti edhe një person i tretë.

Të tre, pak pas orës 22:00, po udhëtonin me një BMW të zezë në drejtim të Colleferro, kur shoferi humbi kontrollin e makinës. Prej aty ka ndodhur përplasja, ku makina është përmbysur.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë, ndërsa në makinë u gjeten sende të cilat shërbenin për vjedhje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular