BallinaLifestyle“Duhet të paguaja kredi dhe borxhet e tij”- Ledjona Xheladinaj tregon historinë...

“Duhet të paguaja kredi dhe borxhet e tij”- Ledjona Xheladinaj tregon historinë prekëse të jetës dhe vështirësitë e divorcit: Gjithçka ndryshoi kur ai u lidh me dikë tjetër dhe…

spot_img
spot_img

Ledjona Xheladinaj, gazetarja e cila është pjesë e Big  Brother VIP 3 ka treguar historinë e jetës së saj dhe vështirësitë që ka kaluar pas divorcit me ish bashkëshortin.

Në linjën e jetës së saj, ajo rrëfen se arsyeja e ndarjes së tyre ka qenë tradhtia që ka patur nga i shoqi dhe më tej i është dashur që të paguajë kredinë e shtëpisë dhe paratë borxh që ai kishte marrë.

Ajo thotë se vëllai është pika e dobët, ndërsa për babain shprehet se akoma i ka duart e vrara nga puna.

“Në 1994 ne kemi vendosur të zhvendosemi në qytetin e Korçës. Mamaja kujdesej për ne, babi punonte gjatë gjithë kohës, nëse i sheh duart e tij janë akoma të vrara nga puna. Vëllai është pika ime e dobët. Motrat, sic janë motrat për njëra tjetrën dhe të katërta ne për vëllain. Babai ka probleme me alkoolin, gjithmonë që takohemi bashkë, nuk flasim por vetëm qajmë.

Kur shkoja në shkollë më jepte 200 ose 300 lekë të vjetra për të blerë diçka në pushimin e madh.

Në moshën 17 vjeçare dashurohem për herë të parë me babin e vajzës time. I kishte të gjitha, dashuri, respekt, pak dhunë. Të dy kemi qenë të vegjël, nuk e kuptonim çfarë ishte e mira dhe e keqja.

Në moshën 21 vjeçare vjen në jetë njeriu më i bukur në botë, Mikaela. Për 2 vite të dy bashkë mundoheshim ta shpëtonim këtë martesë për hatër të vajzës. Në fillim ai kujdesej shumë për vajzën. Pasi krijoi një lidhje me dikë tjetër çdo gjë ndryshoi.

Gjithmonë kam vendosur të mos flas që vajza të jetë e lumtur. E gjithë ngarkesa ka rënë sipër meje. Më duhej të paguaja kredinë e shtëpisë, një borxh të ish bashkëshortit dhe shtëpinë.

Dhimbjen nuk e ndaja me asnjë njeri duke i shkaktuar vetes ankth. Kurrë nuk qaja në sy të vajzës, nuk kam bërë kurrë vetëm një punë. Nuk do t’i mungojë asgjë derisa unë të kem frymë.

Mesazhi që më mungon është ‘o ma u ktheva nga shkolla çfarë ke bërë për të ngrënë?’. Nëse do diçka nuk thotë kurrë, e dua por më thotë ‘ma e ke marrë rrogën?’. Kur kam ikur nga shtëpia mbaj mend lotët e saj ku më thoshte ‘ik mami, por do më kujtosh”, tregon mes lotësh Ledjona.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular