Sara Karaj është banorja e eliminuar mbrëmjen e sotme nga Big Brother VIP. Ajo ishte në nominim me tre vajza të tjera, Roza, Ilnisa dhe Françeska. Publiku ka vendosur të shpëtojë banoret e tjera, por Sara nuk ka arritur ta kapërcejë këtë nominim të vështirë.
Sara Karaj nuk ka as biletë fati sepse hyrja e saj disa javë pas nisjes së spektaklit nuk ia mundësonte këtë.
Kështu ajo ndërpreu përfundimisht rrugëtimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Top Channel