Partia Socialiste mbledh këtë të dielë në Gjirin e Lalzit Asamblenë Kombëtare në kuadër të procesit të riorganizimit dhe rijetëzimit të strukturave të partisë.
Asambleja nis në orën 11:00 dhe pritet të hapet me fjalën e kryeministrit Rama. Pas tij pritet të flasë sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi si dhe drejtues të tjerë politik të partisë. Kjo mbledhje vjen pas një turi të gjatë që kreu i PS dhe kryeministri Rama ka zhvilluar në gjithë vendin, duke u takuar me anëtarë të rinj dhe të vjetër të kësaj force politike.
Në fokus të mbledhjes së sotme pritet të jetë miratimi i Projekt-Udhëzimeve “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti” dhe ai mbi kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të partisë, bashkëkryetarët e degëve të PS dhe të organizatave socialiste